"Shuhet" Sabit Brokaj/ Mjek, ish ministër, një nga figurat kryesore të PS pësoi atak kardiak

  • 3 years ago
Ndahet nga jeta mjeku dhe politikani Sabit Brokaj.


Një akat kardiak, ndaloi zemrën e profesor Brokajt në moshën 78 vjeçare mëngjesin e kësaj të diele.

Prefosor Brokaj gjatë karrierës së tij, punoi si ndihmës mjekësor në një prej nëndetëseve të ushtrisë shqiptare e më pas në brigadën ushtarake të Shijakut e më vonë si kardiolog në spitalin ushtarak në Tiranë.

Pas kthimit nga Franca ku studio Sabit Brokaj do mbante edhe detyrën e një prej mjekëve personal të diktatorit Enver Hoxha.

Rënia e komunizmit e gjeti profesorin e kardiologjisë të përfshirë në politikë duke zgjedhur deputet nën siglën e PS-së dhe duke qene për vite një nga figurat e rëndësishme të saj.

Nga shkurti deri në Dhjetor 1991 drejtoi ministrinë e Shëndetësisë. Ndërsa më 25 korrik 1997, Brokaj u emërua Ministër i Mbrojtjes, post që e ka mbajtur për dy vite.

Ndarjen nga jeta të Sabit Brokajt presidenti Ilir Meta e quan lajm trishtues duke theksuar se Profesor Sabit Brokaj, mjeku dhe intelektuali i shquar, gjithmonë ishte angazhuar në çështjet kombëtare edhe si deputet e ministër.

Ndërsa kreu kuvendit Gramoz Ruçi shprehet se ?Si deputet për disa legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë, shkëlqeu për përkushtimin e pashoq, arsyetimet e thella, logjikën e pakundërshtueshme, oratorinë dhe elokuencën, por edhe thjeshtësinë mbresëlënëse dhe lidhjet e pandashme me njerëzit.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SabitBrokaj#PS#TopChannel

Recommended