Top News - Ish-deputeti Spahia/ ‘Po largohen mjek[t, masa urgjente’
  • 4 years ago
Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia deklaron se duhen marrë masa urgjente për të parandaluar një hemorragji mjekësh që do dobësonte ndjeshëm kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor për t?i shërbyer pacientëve. Spahia shprehet se bazohet në të dhënat e forumit ndërkombëtar ekonomik të Vjenës, ku thuhet se pas pandemisë së COVID-19 mjekët do të largohen nga vendi drejt perëndimit. ?772 mjekë janë larguar nga vendi ynë në periudhën 2012-2017, ndërsa shifrat e tre viteve të fundit, ende në proces matjeje janë më të larta. Duke pasur parasysh se në një vit diplomohen më pak se 200 mjekë në fakultetin e mjekësisë, shifra e të larguarve është e konsiderueshme. Nevojat e vendeve të zhvilluara për personel shëndetësor, pagesat dhe kushtet shumë më të mira të punës, do tërheqin interesin e mjekëve tanë?, shprehet Spahia.

Ish-deputeti I PD thekson se duhet një strategji për ta parandaluar këtë hemoragji të mjekëve duke e mbyllur me premtimin se kur të vijë PD-ja në pushtet rrogat e mjekëve do nisin nga 1200 euro, ndërsa ato të infermierëve nga 700 euro

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Spahia#TopChannel
Recommended