RTV Ora - Arrestohet ish-deputeti Bardh Spahia
  • 5 years ago
#rtvora
Arrestohet ish-deputeti demokrat Bardh Spahia lidhur me përplasjet dhe zjarrin në një prej klasave të shkollës "Shejnze Juka" ku ishte vendosur njëra prej KZAZ-ve në Shkodër. Aty u dogjën materialet zgjedhore.

Ndalimi i tij u bë rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 19 qershorit teksa po shkonte në një studio televizive.

Ai akuzohet për veprat penale ?Shkatërrimi i pronës me zjarr?, ?Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore?, ?Kundërshtimi i Punonjësit të Rendit publik?, ?Goditja për shkak të detyrës?, ?Kanosja për shkak të detyrës? dhe ?Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Rendit publik?.

Pas ndalimit ai është shoqërura në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku dhe kanë shkuar ish- deputetë të votimit.

Ndërkohë edhe në Shkodër mbështetës të PD-së u mblodhën në pritje të Bardh Spahisë, por më pas u mësua se ai do të qëndronte në ambientet e policisë së Tiranës.


Djegia e KZAZ

Më herët policia iu referua përplasjes në KZAZ në Bashkinë Shkodër si rasti më i rëndë.

"Disa shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë kryer veprime aktive, për të djegur me zjarr shkollën ?Shejnaze Juka" dhe materialet zgjedhore që ndodheshin në ambientet e kësaj shkolle.Gjithashtu ata kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, të vendosur për të garantuar mos-prekjen e materiale zgjedhore".

Në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia ka dokumentuar përmes identifikimit me anë të pamjeve filmike dhe fotografike, autorët të dyshuar si të implikuar në këto akte anti ligjore.

Kështu Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë 5 persona, konkretisht:

? Gentian Bytyqi - polic i bashkisë Shkodër

? Alfred Nikolli- polic i bashkisë Shkodër

? Adi Garuci - specialist i bujqësisë, bashkia Shkodër

? Aleks Ndoj - polic i bashkisë

? Orlando Thepi

Mes 14 personave të shpallur në kërkim janë edhe ish-deputetë të zonës, anëtarë të Këshillit bashkiak si dhe punonjës të Bashkisë Shkodër. Ndërkohë 2 shtetas të tjerë ndiqen penalisht në gjendje të lirë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/arrestohet-ish-deputeti-bardh-spahia
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended