RTV Ora - Bardh Spahia me dy gishta në gjykatën e Shkodrës: Zbardhen dëshmitë në sallën e gjyqit
  • 5 years ago
#rtvora

Nga burgu në shtëpi. Ky është vendimi që dha gjykata e shkallës së parë Shkodër për ish deputetin demokrat Bardh Spahia. Masë kjo që nuk u prit aspak mirë nga simpatizantë të PD-së dhe kolegë të tij, që e quajtën vendim politik.

Gjyqi u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ku mbi 70 efektivë dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë u angazhuan për sigurinë e perimetrit të gjykatës, aty ku prej orëve të para të mëngjesit u gjenden edhe mbështetës të opozitës, që me pankarta e thirrje kërkoni lirimin e të arrestuarve.

Në burg me afat 30 ditë u lanë dy punonjësit e policisë bashkiake Alfred Nikolli dhe Gentian Bytyçi, ndërsa për punonjësin e bujqësisë Adi Garuci dhe Aleks Ndoj arrest shtëpie, si dhe detyrim paraqitje për 17 vjeçarin Orlando Thepi.

RTV Ora zbardhi deklarimet brenda seancës gjyqësore në Gjykatën e Shkodrës ku prokurori i çështjes Xhevahir Lita deklaroi se: "Më datën 18 qershor është njoftuar policia se persona të paidentifikuar kanë hyrë në KZAZ nr 3 dhe kanë djegur materialet zgjedhore. Është parë dera e prishur, dritaret e e thyera. Bardh Spahia, Nikolla Marku kane qenë me njerëzit në vendin e ngjarjes. Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe pasi janë bërë veprimet e para hetimore pasi janë marrë dhe filmimet nga mediat është parë se Bardh Spahia ka kundërshtuar policinë. I dyshuari Spahia ka qenë aktiv dhe është futur në ambientet e shkollës. Policia e ka thirrur me zë për tu ndalur por nuk është ndalur. Në këto kushte policia mendojmë se ka vepruar drejtë me arrestimin e tij sepse ka vepruar në bazë të nentit 253 të Kodit Penal?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkoder-mbeshtetes-te-pd-para-gjykates-presin-bardh-spahine-ka-dhe-prani-policie

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended