Vetëvrasje pas videos së çuditshme? Ndërron jetë ish-burri i princeshës së Norvegjisë

  • 4 years ago
Ish-bashkëshorti i princeshës Marta Luisa të Norvegjisë, Ari Behn, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare, dhe sipas raporteve në media, duket se bëhet fjalë për një vetëvrasje.


Behn kishte luftuar prej një kohe të gjatë kundër depresionit, e këtë e reflektoi dhe në librat e tij. Megjithatë vëmendjen botërore, shkrimtari, më shumë sesa prej martesës me princeshën, e mori sepse akuzoi aktorin e famshëm hollivudian Kevin Spacey për ngacmim seksual.

Autor i disa romaneve dhe veprave teatrale, Behn Aveva kishte lidhur kurorë me Martha Louise në vitin 2002 por përpara dy vjetësh, u divorcuan. Çifti kishte bashkë tre vajza. Gati tre vjet më parë, Behn u rreshtua në mesin e akuzuesve të Spacey-t. Ai pati thënë se në 2007-tën, aktori e kishte prekur poshtë tavolinës në një mënyrë shumë të pahijshme, pas një koncerti të mbajtur për çmimin Nobel të Paqes.

Pak orë përpara se të përhapej lajmi i vetëvrasjes së tij, Spacey kishte publikuar një video ku fliste për vrasjen ?me xhentilesë? të armiqve të tij. Behn është akuzuesi i dytë i Spacey-t që ndërron jetë, pas shpërthimit të skandalit seksual që e goditi rëndë karrierën e aktorit të njohur.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AriBehn#MartaLuisa#TopChannel

Recommended