Ishte infektuar me COVID, por dy ditë më parë u shërua/ Ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Përmetit
  • 3 years ago
PËRMET- Ish- kryebashkiaku i parë i Përmetit, Dhimitër Nasi ka ndërruar jetë ditën  e sotme.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Nasi ishte infektuar me COVID-19, por ishte shëruar dy ditë më parë, ku tamponi i bërë kishte rezultuar negativ. Nasi ka qenë i shtruar prej disa ditësh të Spitali Infektiv, teksa mësohet se e gjithë familja e tij është e infektuar me COVID.Ai ka qenë kryebashkiaku i parë i Përmetit, i cili ka ushtruar detyrën përgjatë viteve 1992-1996. Nasi u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.
Recommended