Ish polici i vrarë në Tiranë ishte punësuar në shtet, por merrte pagën pa shkuar asnjë ditë, nis het

  • 5 years ago
Prej rreth një viti, ish polici Santjago Malko i cili mbeti i vrarë më 27 Gusht, edhe pse nga policia po hetohej për disa ngjarje kriminale, kishte mundur të emërohej si Inspektor Pyjesh në zonën e Dajtit. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se paralelisht me hetimet që po kryen për të identifikuar atentatorët, një tjetër hetim i është shtuar edhe kësaj dosje. Hetimet po vijojnë për të parë edhe mënyrën se si Malko kishte mundur të punonte në administratë shtetërore.

Nga verifikimet ka rezultuar se që prej Janarit të ketij viti, ai nuk ishte paraqitur në punë, e ndërsa pagesat kryheshin normalisht në llogarinë e tij bankare. Nisur nga këto të dhëna, thanë burimet, po hetohet e gjithë praktika e ndjekur se si Malko ka mundur të punësohet në këtë institucion, pasi në administratën shtetërorë dëshmia e penalitetit është kriteri kryesorë dhe duhet të jetë e pastër ose që personi të jetë i rehabilituar.

Recommended