Ditë e Re - “Na ishte njëherë kaubojsi”, ish-deputeti nuk njihet më pas humbjes së 40 kilogramëve

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ai ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundi për ndryshimin drastik të fizikut të tij.

Po flasim për ish-deputetin Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe edhe si ?kaubojsi? për shkak të kapeleve të tij por duket se nuk ka mbetur asgjë nga ai që njihnim, të paktën fizikisht.

Jo vetëm ka humbur 40 kg, por Ndocaj tashmë ka ndryshuar edhe look. Nuk mban më mjekër dhe mustaqe dhe ka vendosur syze.

Për emisionin ?Ditë e Re? në Rtv Ora ai tha se gjithë ky proces nuk ka qenë i lehtë.

Ndocaj: Ka qenë pak i vështirë të arrihet ky rezultat, por me vullnet gjithçka arrihet. Duhet të ushqehemi mirë. Mu deshën gati 6 muaj, që në dhjetor. Ka qenë sakrificë e jashtëzakonshme.Kam humbur 40 kg me një dietë mjaft të rreptë që vazhdon të jetë e tillë. Por tani jam mësuar dhe trupi nuk kërkon atë që kërkonte më parë. Por dy muajt e parë kanë qenë shumë të vështira. Me ato ushqime ushqehen fëmijët e vegjël. Por humbja e peshës të lodh me ekuilibrin, mendimin, nuk i kisha përjetuar më parë. Pikëarritja është 45 kg, më kanë mbetur edhe 5 kg për të humbur. Ma këshilluan një grup mjekësh italianë dhe një shqiptar. Sot ndjehem shumë mirë. Tani mbaj orën që kam pasur para 20 vitesh.

Pamja është e rëndësishme për këdo padiskutim, por Ndocaj thotë se këtë sfidë e ndërmori kryesisht për shëndetin.

Ndocaj: Kur arrihet një farë mase trupore është e vështirë frymëmarrja, lëvizja, çdo gjë. Ishte e domosdoshme.

Por si ndikon pamja fizike dhe dukja për një personazh politik?

Ndocaj: Absolutisht ka diferencë, por mendoj se njeriu duhet të vlerësohet nga veprat dhe jo bukuria. Janë veprat që të bëjnë politikan të mirë ose të keq.


Ndocaj tregoi se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me garderobën e vjetër, por fatura për të ndërtuar të renë duket se do të jetë e lartë.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/na-ishte-njehere-kaubojsi-ish-deputeti-nuk-njihet-me-pas-humbjes-se-40-kilogrameve/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended