TV Ora - Skandali i humbjes së 100 pasaportave, shkarkohet konsulli, masë edhe për ambasadoren

  • 5 years ago
#tvora #pasaportat
Skandali i humbjes së 100 pasaportave shqiptare në Greqi ka sjellë masat e para ndaj zyrtarëve diplomatikë. Ministria e jashtme njofton se ka nisur proces disiplinor për ambasadoren shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari ndërsa në ditët në vijim pritet të merret një vendim për masën ndaj saj.

Ndërkohë konsulli Pervin Gjikuria është liruar nga detyra pasi nga hetimet e deritanishme është konsideruar përgjegjës për ngjarjen e ndodhur në mesin e muajit shkurt.

Një muaj më parë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka shpjeguar itinerarin e transportit të pasaportave që i përkisnin qytetarëve shqiptarë me qëndrim në Greqi, ndërkohë që ka theksuar se pakoja është vjedhur nga makina e konsullit.

Sipas ministrisë, në datë 13 shkurt, pasaportat e prodhuara nga kompania ALEAT po transportoheshin drejt Greqisë të ambalazhuara jo në përputhje me praktikat e rregullta të transportimit të pakove diplomatike. Gjatë transportimit të tyre nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë, në një nga ndalesat e bëra për në ambasadën tonë, në rrugën Agion Asomaton të lagjes Thisio, Athinë, prej orës 22.50 deri në orën 00.10, automjeti me targa diplomatike u vandalizua dhe pasaportat kanë humbur. Pas ngjarjes Ministria e Brendshme ka marë masat për nxjerrjen e tyre nga përdorimi dhe qytetarët janë njoftuar të riaplikojnë falas.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/skandali-me-pasaportat-lirohet-konsulli-mase-edhe-ambasadoren

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended