Hetime ne zyren e pasaportave, skandali i pasaportave - (28 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Zyra e pasaportave në Policinë e Tiranës, do të vihet nën hetim. Skandali i djeshëm kur u ndaluan në flagrancë dy policë të drejtorisë me dokumente false të gatshme për dorëzim, kanë nxitur hapjen e hetimeve për aktivitetin e kësaj zyre që nga fillimi i vitit. Implikimi i mundshëm mes dy të ndaluarve të djeshëm, oficerit të anti-terrorit Braho dhe shoferit të shefit të rendit Tomorri me punonjës të zyrës së pasaportave, ka detyruar hetuesit të mendojnë për një kontroll të të gjithë dokumentacionit 7 mujor të zyrës.

Ndalimi i policëve i bërë në flagrancë nga vetë nëndrejtori i policisë Bizhga është një provë që vërtetoi plotësisht survejimin disa mujor që u bëhej dy të dyshuarve. Pikërisht për të zbuluar ndonjë të implikuar tjetër në këtë rrjet zëvendës prokurori i rrethit ka nisur hetimet edhe tek zyra e pasaportave pasi ka dhënë mbrëmë vonë masën e ndalimit për dy të kapurit në flagrancë.

Nesër ata dalin para gjyqtarëve për masën e sigurisë në pritje të procesit, akuzat e të cilëve shkojnë në një dënim prej pesë vjet burg./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended