Përbërësit: ½ qepë 500 g kërpudha 250 g jufka 250 g krem djathi Kripë Piper Gjalpë Verë
Ziejmë jufkat në ujë me kripë sipas udhëzimeve në paketim. Në tigan skuqim qepën e prerë hollë me gjalpë, kripë dhe piper. Shtojmë kërpudhat dhe i kaurdisim disa minuta ne temperaturë mesatare, i shuajmë me verë . Shtojmë kremin e djathit, jufkat e ziera dhe pakëz lëng. I përziejmë mirë dhe i shërbejmë të ngrohta.