Ora News - Veliaj kapet “mat”, kryebashkiaku nuk tregohet transparent as në dhurimin e plazmës

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Këtë të enjte (10 shtator) kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një video LIVE në Facebook, u shfaq në ambientet e QSUT, tek banka e gjakut së bashku me ministren e shëndetësisë dhe me doktoreshë Najada Çomon.

Arsyeja e vizitës ishte se kryetari i Bashkisë vendosi të bënte një xhest human duke dhuruar plazmën e gjakut si një person që ka kaluar COVID-19.

Veliaj: Dhe për 6 mijë të tjerët që e kanë kaluar sio puna ime, nuk është bukur që të jemi vetëm 50 burime. Këta 6 mijë që e kaluan dhe që u kanë prodhuar antitrupa dhuroni, dhuroni pasi nuk është vetëm një mjet shtesë, është një armë në këtë luftë.

Kjo video nisi të transmetohej live në Facebookun e Veliajt, në orën 14:00. Kohëzgjatja ishte 21 minuta e 20 sekonda. Ndërkohë që video ishte drejt fundit, në ambientet e QSUT, tek banka e gjakut, u paraqit grupi i xhirimit i Ora Neës.

Gazetarët kërkuan të takojnë kryetarin e bashkisë. Përgjigja e marrë nga stafi mjekësor dhe persononeli i sigurisë ishte e papritur

?Ai ka dy orë që ka ikur. Ka nga ora 10 deri në 12 e ca këtu.?

Në kushtet që je ende duke transmetuar një video live, por në fakt nuk je në atë vend, nuk lë vend për diskutim. Kryetari i Bashkisë së Tiranës kapet duke mashtruar publikisht.

Erion Veliaj vendosi të dhurojë plazmën e tij, si një person që ka kaluar COVID-19. Por edhe vetë sëmundja që pretendohet se kaloi, ka pikëpyetjet e veta brenda.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/veliaj-kapet-mat-kryebashkiaku-nuk-tregohet-transparent-as-ne-dhurimin-e-plazmes/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended