Salca ?kokteil? 300 g majonezë 20 g salcë worchester 5 g mustardë 100 g ketchup 15 ml konjak Kripë Piper
Mishin e marinojmë me kripë dhe piper, dhe e punojmë me duar derisa të bëhet brumë. E ndajmë në katër pjesë dhe i japim formën e qofteve. I pjekim në tigan nga të dyja anët. Ndërkohë në tas bëjmë salcën ?kokteil? duke përzier majonezën me salcën worchester, mustardën, ketchup-in, konjakun, kripën dhe piperin. E përziejmë derisa të bëhet një masë. Ndajmë bukën në mes, e pjekim në tigan nga pjesa e brendshme e saj dhe e lyejmë me salcë, vendosim qoften, sallatë dhe domaten dhe e shoqërojmë sipas dëshirës.