Top News - Zjarri në kampin Moria/ Greqia përpjekje për të strehuar migrantët

  • 3 years ago
Të enjten, autoritetet greke thanë se po bëjnë përpjekje për të strehuar mijëra migrantë të mbetur të pastrehë, në ishullin Lesbos, pasi kampi kryesor u shkatërrua nga zjarret.


Ministria e Migracionit tha se ka dërguar anije për të strehuar përkohësisht qindra njerëz.

?Sot do të merren të gjitha veprimet e nevojshme për të strehuar menjëherë familjet dhe personat në nevojë?, tha ministria.

Masat e autoriteteve greke po zbatohen para vizitës së paralajmëruar të nënpresidentit të Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, për të inspektuar kushtet në ishull.

Zjarri i parë që shpërtheu të martën vonë në kampin Moria, detyroi mijëra migrantë të largohen në ullishtet përreth.

Ministri i Migracionit në Greqi, Notis Mitarachi, tha se migrantët ishin fajtorë për ndezjen e zjarrit, për shkak të vendosjes së masave të karantinës, pasi 35 njerëz në kamp rezultuan pozitivë për koronavirusin e ri.

Zyrtarët kanë shpallur një emergjencë katër-mujore në Lesbos dhe kanë dërguar në polici shtesë të trazirave.

Vendet evropiane nga Gjermania në Norvegji ? së bashku me shefat e BE-së janë përgjigjur me oferta ndihme, mes thirrjeve për reforma urgjente të sistemit të azilit të bllokut evropian.

Që kur u bë një nga portat kryesore në Evropë për migrantët dhe azilkërkuesit më 2015, Greqia ka ndërtuar dhjetëra qendra ndalimi në të gjithë vendin.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NotisMitarachi#Greece#TopChannel

Recommended