Përbërësit: 300 g miell 1 lugë sheqer 5 g maja birre 150 ml ujë i vakët 20 ml vaj ulliri 1 lugë kripë ½ qepë 100 g pançetë
Tretim majanë dhe sheqerin te uji i vakët, e lëmë të pushojë 10 minuta. Shtojmë miellin, kripën dhe vajin. E punojmë me duar derisa masa të lidhet dhe brumin e lëmë të pushojë 30 minuta. Marrim një tavë dhe e lyejmë me vaj, shtrojmë brumin dhe e hapim me duar duke e shtypur me mollëzat e gishtave. E lëmë mënjanë dhe presim hollë qepën dhe pançetën, i vendosim mbi brumë dhe e pjekim në furrë të para ngrohur për 25 minuta me 200 gradë.