Wake Up/ Nëse mban bagëti në qytet gjobiteni 10 mijë lekë. Vendimi i Bashkisë së Gjirokastrës

  • 3 years ago
Nëse kafshët, shpendët që mbani në shtëpi do të bëjnë zhurmë, dhe do të shqetësojnë fqinjët, kini kujdes se do të gjobiteni. Dhe gjoba shkon nga 1000 deri në 10.000 lekë. Ky është një nga vendimet që ka marrë Bashkia e qytetit të Gjirokastrës gjatë muajit gusht. Në fakt një vendim i çuditshëm që nuk vlen thjesht të mbash në kontroll të lehurën e qenit që ke në shtëpi, apo cicërimat e kanarinave, por vendimi sipas këshillit bashkiak të Gjirokastrës ka ardhur nga ankesat e shumta që kanë pasur qytetarët për shkak të bagëtive që mbajnë disa banorë në Gjirokastër. Kristina Fidhi, gazetarja e Top Channel tha se ky vendim erdhi pas ankesave të qytetarëve të ndryshëm për komshinjtë që mbajnë bagëti në oborret e shtëpive. Në vendim thuhet se mbajtja e kafshëve në shtëpi është një akt luksi.
"Persona të cilët mbajnë kafshë/shpendë shtëpiakë, të shoqërimit apo të luksit, në banesa individuale apo në bashkëpronësi në zona të industrializuara, janë të detyruar të mos lejojnë që ato të kryejnë ndotje dhe të shkaktojnë zhurma, duke u bërë shqetësim për pjesëtarët e tjerë të komunitetit, duke cenuar gëzimin e qetë të pronës së tyre".


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended