Teatri i Gjirokastrës 50 vite, kryetarja e bashkisë-Mirela Kumbaros: Duhet bërë rikonstruksioni
  • 5 years ago
Në këtë 50-vjetor të Teatrit ?Zihni Sako? shtatë trupa teatrore nga të gjitha rrethet janë bërë bashkë në Gjirokastër. Takimin e teatrove ?Kadri Roshi? u çel me shfaqjen e dramës ?Shërbëtoret? të trupës së teatrit "Kujtim Spahivogli? në Tiranë.

Por, edhe pse festë problemet e mbartura për vite të tëra, siç janë kushtet e papërshtatshme të godinës së teatrit nuk kanë marrë udhë. Edhe pse është bërë një projekt për rehabilitimin e teatrit, ende nuk ka gjetur zbatim. Ndërsa, vitet e fundit numri i shfaqjeve në këtë teatër kanë ardhur në rritje.

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, i kërkoi publikisht ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, që të ndërhyhet në këtë godinë teatrore, të paktën për ngrohjen e ambienteve të brendshme, veçanërisht sallës së spektatorëve.

Janë çelur edhe dy ekspozita, me kostumet që janë përdorur ndër vite nga aktorët e kësaj skene, të cilat janë mirëpritur nga artdashësit.

Salla e mbushur plot duartrokiti jo vetëm shfaqjen, por edhe titujt ?Qytetar Nderi? që u dhanë nga Këshilli Bashkiak për pionierët e parë të krijimit të këtij teatri, aktorët Niko Dhoska dhe Bukuroshe Kokalari.
Recommended