Top News - Frika nga pandemia/ Amerikanët hanë më pak mish

  • 3 years ago
Që prej fillimit të pandemisë, amerikanët konsumojnë më pak mish dhe produkte bulmeti. Një sondazh i realizuar së fundi tregon se më shumë se gjysma e të intervistuarve, apo 57 për qind kanë konsumuar këtë periudhë shumë më pak mish. Gjashtë në dhjetë prej tyre thanë se janë kthyer gati në gjysmë-vegjetarianë, sepse dietën e tyre ushqimore tani e kanë fokusuar më shumë tek produktet me bazë bimore sesa ato shtazore. Kur u pyetën mbi përsenë e kësaj zgjedhjeje, një pjesë u përgjigjën se e bënë një gjë të tillë pasi e konsideronin më të shëndetshme. Sipas Fox neës, kjo kategori mendon është më e shëndetshme për ta që të hanë më pak mish dhe të krijojnë keshtu një jetesë të qëndrueshme. Gjysma e të anketuarve po ashtu rrëfyen se edhe në mëngjes, kanë zgjedhur të konsumojnë vetëm produkte bimore. Mëngjesi më i famshëm i zgjedhur prej tyre është tërshëra, frutat, kosi etj, ndërsa një pjesë rrëfejnë se atë e kanë vaktin kryesor të ditës. Rezultatet e testimit rrëzuan gjithashtu bindjen e përgjithshme se produktet me bazë bimore nuk janë të shijshme ose se janë të vështira për t`u gatuar.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Mish#TopChannel

Recommended