Olimbi Hoxhaj: Gruaja vuan nga AIDS, por refuzon te kerkoje ndihme nga frika e paragjykimeve

  • 4 years ago
E ftuar në programin ?Historia ime? ka qenë Olimbi Hoxhaj, drejtore e shoqatës së personave të prekur me virusin HIV/AIDS. Kjo shoqatë është themeluar në vitin 2004, një vit pasi ajo kishte zbuluar se kishte virusin HIV.

Pas vdekjes së bashkëshortit, ajo kuptoi lajmin e trishtë se jo vetëm ajo, por edhe 3 djemtë e saj ishin bartës të virusit. Vajza e saj e madhe nuk është infektuar, për shkak se ka lindur para se bashkëshorti i saj të infektohej me virusin, nga një tranfuzion gjaku në spital në vitin 1993.

Jeta për të dhe fëmijët ka qenë tejet e vështirë sepse janë përballur me refuzim dhe janë përjashtuar nga gjithçka.

Sipas saj, numri i të prekurve me HIV në Shqipëri është rreth 1300, por prej tyre rreth 200 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Më tej, Hoxhaj tregon se në shoqatën e tyre është paraqitur një rast nga një zonë rurale, ku e gjithë familja është e prekur nga virusi. Kryefamiljarja ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, por nuk ka mundësi ekonomike.

Recommended