Gruaja e braktisur nga bashkeshorti i dhunshem kerkon ndihme ekonomike
  • 3 years ago
Emisioni ?Historia ime? në Tv Klan ka sjelljë ditën e sotme historinë e Elmira Boreti nga rrethina e Shkodrës nënë e tre fëmijeve, e cila prej 7 vitesh është braktisur nga bashkëshorti dhe e ka lënë me tre femijë. Gruaja rrëfen se e ka njohur bashkëshortin me shkuesi, madje edhe pse ai ka qenë me epilepsi, ajo nuk e ka ditur.
Elmira ka rrëfyer gjithashtu se martesa ka qenë e vështirë, është dhunuar shpesh herë edhe vjehrra, madje ende nuk është divorcuar. Ajo kërkon ndihmë çfarë i takon me ligj si dhe kërkon nga bashkia ndihmën ekonomike të cilën vazhdon të mos e përfitojë.
Mirela Milori: Si ka qene njohja juaj?
Elmira Boreti: Me mblesëri.
Mirela Milori: Kur vendoset te martoheshit?
Elmira Boreti: Në vitin 2006.
Mirela Milori: Si ka qene raporti me prinderit e burrit?
Elmira Boreti: Në fillim ka qenë e mirë, por më pas filluan mosmarrëveshjet, fjalë fyese edhe nga vjehrra. Ne kishim probleme me njëra-tjetrën dhe burri vetëm dëgjonte.
Mirela Milori: Ju keni jetuar me ata?
Elmira Boreti: Po.
Mirela Milori: Pse kishe konflikte me vjehrrën?
Elmira Boreti: Unë isha prej katundi, më thoshe gjithmonë katunare, ndoshta nuk kam qenë në nivelin që duhej, nuk e di.
Mirela Milori: Çfarë ndodhi kur ju e moret vesh se ai vuante nga epilepsia?
Elmira Boreti: Unë e kam parë që sëmureshe, por më gënjenin, thoshte është i pirë, binte në tokë, nxirrte shkumbë nga goja, por unë nuk e kuptoja, thoja është i dehur, aty frenoheshe çdo gjë se duhet të rrisja fëmijën. Kur kam lindur fëmijën e dytë kuptova se bashkëshorti vuante nga epilepsia.
Mirela Milori: Ku po jetoni ju tani?
Elmira Boreti: Në shtëpi me prindërit.
Mirela Milori: Po bashkëshorti?
Elmira Boreti: Bashkëshorti rrugëve sepse morëm kredi për të blerë shtëpi, nuk e paguam dot dhe na i mori banka shtëpinë, tani duhet të paguajmë edhe 14 milion lekë.
Mirela Milori: A është interesuar për femijet?
Elmira Boreti: Vjen ndonjëherë, por jo shumë. Vjen edhe me disa njerëz, kërkon të bashkohemi, por fëmijët nuk dëgjojnë sepse jemi dhunuar nga ai të gjitha. Na dhunonte kur bëhej i sëmurë. /tvklan.al

#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended