RTV Ora - Në mbipeshë ekstreme prej ilaçeve, gruaja 260 kg kërkon ndihmë

  • 5 years ago
#rtvora
Kujdes! Pamjet që do të shikoni konsiderohen të rënda dhe mund të krijojnë ndjeshmëri për disa kategori.

Kjo grua peshon rreth mbi 260 kilogram dhe është vetëm 37 vjeçe. Quhet Blerina Rapushi dhe banon në Vlorë.

Në këtë gjendje mbipeshe ekstreme thotë se ka arritur pasi ka përdorur me rekomandim kortizon dhe ilaçe të tjera të forta qetësuese për një kohë të gjatë dhe në dozë të lartë pas një aksidenti të rëndë në vitin 2016.

Blerina Rapushi: ?Kisha trup normal. Nga ilaçet dhe dozat e tepërta, nga antibiotikët, kurimet që më bombarduan për aksidentin vazhdoi kjo dramë.?

Prej tre vitesh ajo dergjet në shtrat nga ku nuk mundet të lëvizë dhe prej aty kryen çdo nevojë jetësore.

Blerina Rapushi: ?Quhet sëmundje elefandie, ndryshe obezitet i madh. Më thonë që do mjekim por këtu nuk bëhet gjë, do specializim në Tiranë ose jashtë vendit.?

Mjekët i kanë dhënë shpresë se gjendja e saj mund të përmirësohet.

Por Blerina Rapushi dhe familjarët e saj nuk kanë mundësinë ekonomike, ndaj me lot në sy kërkon ndihmë.

Blerina Rapushi: ?Nuk kërkoj mëshirë për bukë. Kërkoj ndihmë shëndetësore. Të bëhem edhe unë njeri. Të paktën të ngrihem në këmbë.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ne-mbipeshe-ekstreme-prej-ilaceve-gruaja-260-kg-kerkon-ndihme

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended