Report Tv - Fier/ 56-vjeçarja largohet nga banesa, bashkëshorti: Kërkoj ndihmë, vuan nga depresioni

  • 5 years ago
Ilirjana Tafa, një 56-vjeçare nga Fieri është larguar nga banesa në datën 5 dhjetor dhe nuk është kthyer më. Bashkëshorti i saj bën apel për ndihmë pasi Ilirjana Tafa vuante nga depresioni akut dhe nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.Familjarët e Liljana Tafa , 56 vjecares e cila ka humbur kontaktet me familjarët që prej datës 5 dhjetor, kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj.

Ilirjana Tafa ka dalë nga banesa ku jeton në fshatin Zhupan të Fierit rreth orën 9 të mëngjesit të datës 5 dhjetor dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Bashkëshorti i 56 vjecares thotë për Report TV se Ilirjana Tafa vuante prej një viti nga depresioni akut. Besnik Tafa e perjashton mundësinë e vetëvrasjes, duke thënë se nuk ka asnjë arsye që mund ta shtynte 56-vjecaren drejt ndërmarrjes së këtij akti ndaj kërkon ndihmë për gjetjen e saj.

"Vuan nga depresioni akut dhe për herë të fundit është parë në këtë vend ku ju po më intervistoni. Ne kemi qenë tepër normal, nuk kemi pasur probleme familjare. Në këtë rast iu kërkoj organeve të rendit që të na ndihmojnë si familjarët e Ilirjana Tafës dhe shteti ne duhet të na ndihmojë për këtë, të mos na lërë të vetmuar"-u shpreh bashkëshorti i Liljanës, Besnik Tafa.

Recommended