Banesa iu prish nga tërmeti, PD publikon denoncimin e qytetares: Çadra na zë frymën, kërkoj shtëpi

  • 3 years ago
Partia Demokratike ka sjellë sërish denoncimin e një qytetare, këtë herë nga qyteti i Lezhës. Albina Vukës i është prishur shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit dhe i është vlerësuar e pabanueshme.

Në denoncimin e bërë, zonja thotë se ka 10 muaj që së bashku me 3 fëmijët dhe bashkëshortin jetojnë në çadër dhe kontenier.

Gjithashtu ajo thotë që për t'i shpëtuar temperaturave dhe reshjeve të shiut, familja e saj është futur në shtëpinë e shkatërruar duke rrezikuar jetën.

Albina Vuka thotë se 10 muaj pas tërmetit, shteti ende nuk e ka ndihmuar. E vetmja kërkesë që ka ajo është një banesë për të futur kokën.

Tërmeti i 26 nëntorit dhe braktisja shtetërore vazhdojnë të prodhojnë pasiguri tek banorët që u prekën prej tij. Banorja e Lezhës Albina Vuka, së cilës shtëpia i është kthyer në një gërmadhë, thotë se ka 10 muaj që bashkë me tre fëmijët dhe burrin e sëmurë me karrocë, jetojnë në çadër dhe kontenier. Në dy muajt e fundit, për t?i shpëtuar temperaturave dhe vështirësisë që ka qëndrimi në çadër, është detyruar që të futet në shtëpinë e shpallur të pabanueshme dhe për t?u shembur. Ish-nënkryetarja e bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, u njoh nga afër me shqetësimin e kësaj familjeje, të cilës edhe pse shtëpia u është cilësuar DS4, ende nuk po shohin ndihmë nga shteti. Albina Vuka shprehet se dimri po afron dhe se do jetë akoma më e vështirë për ta, nëse institucionet përkatëse nuk e riparojnë sa më shpejt shtëpinë e saj.

Albina Vuka: Unë jam Albina Vuka. Nëna e 3 fëmijëve, bashkëshorti i sëmurë ka 5 vite, është i paralizuar ne karrocë. 10 muaj ka domethënë që ne flemë jashtë. Shtëpinë e kanë nxjerr DS4, të pabanueshme.

Alfrida Marku: Të pabanueshme. Që duhet të rindërtohet.

Recommended