Report TV -6500 qytetarë në çadra, Braçe: Tani fokusi në fshat, në garazhe janë sharruar kolonat

  • 4 years ago
TIRANE-Zv/ kryeministri Erjon Braçe drejtoi sot mbledhjen e shtatë të jashtëzakonshme të qeverisë në mungesë të kryeministrit Edi Rama, që ndodhet në Londër në Samitin e NATO-s. Ai kërkoi që fokusi tashmë të jetë në zonat rurale, që kanë mbetur pak mbrapa. Braçe ngriti edhe dy shqetësime kryesore në mbledhje, e para se shtesat mbi pallatet para viteve 1990 rrezikojnë strukturën e godinës, jo tani, por më tutje dhe e dyta denoncimet që ka marrë nga disa qytetarë se kolonat e garazhe janë sharruar për t'u hapur vende. Edhe pse Rama në ditët e fundit ka bërë paralajmërime të qarta për ndërtuesit që duhet të paraqiten për të riparuar dëmet e pallateve që kanë ndërtuar (ata që nuk kanë dëme në strukturë), Braçe tha se deri tani në Tiranë nuk është paraqitur asnjë.

Recommended