Top News - Më pak aksidente në maj! / Një nga arsyet, pandemia e Covid -19

  • 4 years ago
Gjatë muajit maj të këtij viti, Shqipëria ka regjistriar 75 aksidente nga 115 të ndodhur në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një ulje të konsiderueshme.
Por, ky vit ka një ulje thuajse në të gjitha shifrat e aksidenteve krahasuar me vitet e kaluara dhe një prej arsyeve është pandemia botërore e covid 19, ku në shumicën e kohës njerëzit kanë qenë të izoluar.
Në pesëmujorin e parë të vitit 2020 numërohen 390 aksidente rrugore nga 583 që kanë ndodhur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas shifrave zyrtare të Institutit të Statistikave, përgjatë 30 ditëve të muajit maj numri i të aksidentuarve të vrarë dhe të plagosur është 86 persona nga 143 që ishte një vit më pare.
Këtë vit janë shënuar vetëm 10 viktima në maj, nga 14 përgjatë së njëjtës periudhë të vitit 2019. Ndërkohë, lidhur me moshën e viktimave, më e riskuar është grupmosha nga 25 deri në 34 vjeç. Gjithashtu, vihen në dukje edhe sjelljët e këmbësorëve në raport me zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Aksidente#TopChannel