Përbërësit 300 g miell 1 lugë sheqer 5 g maja birre 150 ml ujë i vakët 20 ml vaj ulliri 1 lugë kripë 2 patate 1 degë rozmarinë
Tretim në ujë majanë dhe sheqerin, e leme te pushojë 10 minuta dhe me pas shtojmë miellin, kripën dhe vajin e ullirit. Punojmë brumin dhe e leme te pushojë 30 minuta. Lyejmë tavën me vaj ulliri dhe shtrojmë brumin, presim patatet hollë dhe i marinojmë me vaj kripë, piper dhe rozmarinë. I shtrojmë mbi brumë dhe e vendosim të piqet në furrë të para ngrohur me 250 gradë për 20 minuta.