Përbërësit: 4 finok 50 g gjalpë Kripë piper 100 g djathë 50 g galetë Kopër Beshamela: 50 g gjalpë 50 g miell 500 ml qumësht Kripë Piper Arrë moskat
Presim finokët në 4 pjesë dhe i skuqim në tigan me gjalpë me kripë dhe piper , i vendosim në tavë bashkë me djathin në copa. Në tenxhere bëjmë beshamelin, skuqim gjalpin me miellin, e shuajmë me qumësht dhe e aromatizojmë me arrë myshk, kripë dhe piper. E shtojmë mbi finok, gjithashtu shtojmë galetën dhe e vendosim tavën në furrë të piqet për 30 minuta me 180 gradë.