Ora News - Gjyqtarja e skandalit me RTV Orën Etleva Deda u shkarkua nga Krimet e Rënda në vitin 2011
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjyqtarja që firmosi vendimin për sekuestrimin e RTV Ora dhe Ora News, Etleva Deda është shkarkuar nga detyra e drejtueses së Krimeve të Rënda në vitin 2011 si pasojë e një vjedhje të ndodhur brenda institucionit që drejton. Në atë kohë nga dhoma e provave në gjykatë humbi një sasi monetare e konsiderueshme dhe pas hetimit administrative, KLD vendosi ta largoje Dedën nga detyra e drejtueses së gjykatës për mangësi në menaxhim.

Gjyqtarja e cila firmosi për sekuestrimin e pasurive të Presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndoqi është e njohur për skandale përgjatë ushtrimit të detyës.

Incidenti më i rëndë ku është përfshirë gjyqtarja Etleva Deda ka ndodhur në vitin 2011 kur drejtonte Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Në këtë kohë brenda gjykatës u denoncua vjedhja e një sasie parash në dhomën e provave. Për këtë rast Ministria e Drejtësisë nisi hetim ndaj Dedës, me argumentimin se ka mangësi të theksuara në përmbushjen e detyrës dhe administrimin e institucionit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gjyqtarja-e-skandalit-me-rtv-oren-etleva-deda-u-shkarkua-nga-krimet-e-renda-ne-vitin-2011/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended