Top News - Bypass i Vlorës/ Balluku-janë kryer 45% e punimeve
  • 3 years ago
Në bypass-in e Vlorës janë realizuar më shumë se 45% e punimeve dhe vijon puna qe projekti të jetë në një kohë sa më të afërt në dispozicion të qarkullimit të automjeteve. Thuajse përgjatë gjithë këtij segmenti është duke u punuar, ndërkohë që janë hedhur shtresat asfaltike në 9 kilometra të tij. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, inspektuan punimet që po kryhen pwr by passin, duke nenvizur se të gjitha problematikat e hasura në këtë vepër kanë marrë zgjidhje ku e vetmja çështje e mbetur pezull, është ajo e shpronësimeve në zonën e Kaninës, për të cilën është duke u punuar.
?Ky është një investim i financuar dhe i mbështetur nga Bashkimi Europian. Ky nuk është thjesht një investim infrastrukturor, por ky është një investim i mirëfilltë në mbështetje të turizmit. Ambasadori Soreca ka një impenjim personal në këtë çështje dhe është kënaqësi që ka pasur mundësinë ta vizitonte dhe ta shikonte nga afër ecurinë e mirë të punimeve?, u shpreh Balluku teksa shtoi se ecuria e punimeve për këtë vepër është evidente. Cështja e shpronësimeve nuk ka të bëjë me impenjimin tonë, por ka të bëjë me problematikën e dokumentacionit, e dosjeve që duhet të përpilojnë banorët e Kaninës. Megjithatë unë i kam takuar vetë përfaqësuesit e tyre, i kam takuar bashkë me kryetarin dhe bashkë me Ergysin, kështu që unë jam shumë e sigurt që do gjejmë mirëkuptimin dhe duke i ndihmuar ata për të pasur dokumentacionin e duhur dhe për të mbyllur procesin.?.
Ndersa drejtori i RRSH-se, Ergys Verdho tha se 75% e gërmimeve janë realizuar dhe po vojon puna me per objektet e betonit mure mbajtës, tombino.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vlore#TopChannel
Recommended