Shirat shkaktojnë rrëshqitje gurës në Kaninë, plagoset një nga punonjësit e bypass-it të Vlorës
  • 3 years ago
Shirat e dendura kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave dhe gurëve në disa zona të vendit. Konkretisht për shkak të reshjeve ka pasur rrëshqitje të gurëve në Kaninë të Vlorë, ku për pasojë raportohet se ka mbetur i plagosur një nga punonjësit e bypass-it.

Një nga gurët në mal është shkëputur për shkak të reshjeve të dendura dhe i ka rënë punonjësit i cili ishte në punë.  Si pasojë e goditjes punonjësi ka thyer këmbën dhe ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rreziku për jetën. Deri tani nuk dihen detaje të reja nga ngjarja.Rrëshqitje të dherave dhe rënie të gurëve ka pasur edhe në Sarandë , ku disa akse rrugore të saj vihet re prania e gurëve të mëdhenj, që fatmirësisht nuk kanë shkaktuar të plagosur.

Shirat e dendur në Sarandë kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave dhe rënies të tyre në akset kryesore të vendit. Reshjet kanë zgjatur disa orë po kaq kanë mjaftuar që të këtë dëmtim të kulturave bujqësore të vendit dhe rrëshqitje të dherave.
Recommended