Report TV -Përmirësohet furnizimi me energji elektrike në Kaninë të Vlorës

  • 5 years ago
VLORE - Fshati i Kaninës, është pjesë e paketës ?100 Fshatra?, dhe tashmë 400 abonentë, familjarë dhe biznese, kanë jo vetëm një furnizim më të mirë me energji elektrike por njëkohësisht ky investim ndikon edhe në rritjen e potencialeve turistike të kësaj zone, duke ofruar mundësi për operatorët që ushtrojnë aktivitet në këtë zonë që të shtojnë kapacitetet e tyre.

Në kuadër të mbështetjes së sezonit turistik, veçanërisht në zonat me më tepër potencial, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në bashkëpunim dhe me Bankën Botërore, ka përfunduar në fshatin e Kaninës, Vlorë, investimin i cili bën të mundur transformimin rrënjësor të furnizimit me energji elektrike.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me kryetarin e Bashkisë Vlorës, Dritan Leli inspektuan investimin e realizuar, një investim me vlerë 145 milionë lekë, ku u bë e mundur ndërtimi i 7 kabinave të reja, vendosja e mbi 100 shtyllave dhe shtrimi i 5 km kabull tension i ulët me ABC.

?Ne kemi arritur të ulim humbjet e energjisë si pasojë e këtyre investimeve me rreth 7 përqind në këtë zonë. Tashmë i gjithë rrjeti i furnizimit për këtë zonë është 20 kilovolt, me kabina box të reja dhe deri më sot nuk kemi pasur ndërprerje të energjisë elektrike?, bëri të ditur Erjon Osmanaj, drejtori i OSHEE, Vlorë duke shtuar gjithashtu se sipas të gjithë treguesve ka një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së furnizimit për të gjithë abonentët që preken nga ky investim.

Recommended