Report TV - Moti, dallgë të mëdha në vijën bregdetare të Vlorës

  • 4 years ago
Moti i keq në Vlorë ka krijuar probleme tek mjetet e peshkimit. Si pasojë e përplasjes nga dallgët në Radhimë janë dëmtuar disa anije e gomone.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili bën me dije se si pasojë e furtunës disa nga mjetet e lundrimit që përdoreshin nga peshkatarët janë marrë nga dallgët e detit.Ndërkohë pronarët e këtyre varkave kanë shkuar në portin e Radhimës dhe kanë tërhequr mjetet lundruese jashtë ujit.