Kukësi 'pushtohet' nga shirat e dendura! Rrëshqitje gurësh dhe dherash, por asgjë serioze!

  • 4 years ago
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë qarkun e Kukësit këtë mbrëmje duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve për shkak të lagështisë në rrugë. Report Tv mëson se shirat e dendur kanë sjellë edhe rrëshqitjen e dherave dhe gurëve në rrugën nacionale, Kukës- Shishtavec, por nga informacionet e marra nga Shtabi i Emergjencave të gjitha rrugët janë të kalueshme pa probleme pasi është bërë pastrimi i tyre. Është punuar për pastrimin e inerteve duke mos sjellë probleme për drejtuesit e automjeteve që kalojnë në këto akse.

Recommended