Rrëshqitje dherash në aksin Krujë - Qafshtamë, rruga e dëmtuar nga tërmeti s'ka as tabela
  • 4 years ago
Tërmeti i 26 nëntorit nuk ka kursyer edhe aksin rrugor Krujë-Qafshtamë. Në këtë segment ka pasur rrëshqitje të dherave.Një grup ekspertësh të xhenios kanë bërë konstatimet e dëmeve dhe ende nuk është marrë një vendim për të lejuar qarkullimin ose jo në këtë aks. Edhe pse rruga është e dëmtuar asnjë tabelë sinjalizuese nuk është vendosur .

Ky segment rrugor të lidh edhe me Parkun e Qafshtamës, një destinacion i preferuar nga turistët në çdo stinë të vitit. Në këto kushte  rruga Krujë-Qafshatmë  përbën rrezik si për kalimtarët ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë pasi nga momenti në moment rrezikohet të shkëputet ndonjë sasi dherash apo gurësh.Aksi rrugor Krujë- Qafshatmë ka pasur vazhdimisht probleme me rrëshqitjen e dherave dhe gjithashtu ka pasur shembje të mureve mbajtëse anësore. Tërmeti siç duket ka rritur edhe më shumë nivelin e rrezikshmërisë në këtë rrugë.
Recommended