PD, qytetari i dëmtuar nga tërmeti: Dimri i dytë pa shtëpi, nusja e djalit shtatzënë, jeton në çadër

  • 3 years ago
Ali Uka nga Mamurrasi është një ndër qytetarët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas. Kreu i FRPD, Belind Këlliçi takoi Ukën, i cili prej 9 muajsh fle në çadër së bashku me familjen e tij. Ai tha se nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet për fatin e shtëpisë së tij dhe se nuk ka marrë asnjë bonus financiar për rindërtimin e saj. Nga pamundësia për të jetuar në një çadër të thjeshtë, ai e ka përforcuar atë me materiale nga shtëpia e shembur.

Jetesa në këtë banesë të improvizuar bëhet akoma më e vështirë për nusen e djalit të tij që është shtatzënë. Sipas tij, ndihmat nga shteti kanë qenë pothuajse zero, teksa vetëm Kryqi i Kuq i ka ofruar familjes së tij bonus për përballimin e shpenzimeve.

Ali Uka: Unë jam Ali Idriz Uka, nga fshati Fushë-Mamurras i rrethit Kurbin. Kemi ndenjur në çadër mbrapa, ngaqë shtëpia e vjetër gjithnjë e duke u shembur, mora materialet dhe bëra shtyllat dhe mora llamarinat e vjetra, vura tjegullat, çatinë, edhe çuni me nusen atje dhe unë me gruan time këtu. Na ka ndihmuar Kryqi i Kuq. Na ka dhënë tre radhë nga 408 mijë lekë.

Belind Këlliçi: Po qeveria që e ka për detyrë? Qeveria vetë ka dhënë gjë?

Ali Uka: Asnjë lekë s?kam parë nga qeveria! Po mua me më pas dhënë lekë, unë kisha hyrë tek shtëpia ime 5-6 muaj isha në shtëpi të re. Nusen e djalit e kam shtatzënë.

Belind Këlliçi: Në çadër, jeton në çadër më duket?

Ali Uka: Në çadër, dhe sa më shpejt me më dhanë që të bëj shtëpinë, ose te bien e ta bëjnë, të bien materialet, ustallarët e ça do shtëpia. Tashti dimri dhe erdh. Unë s?di sesi do ta pres këtë dimër, me thanë që do ta pres me dur hapt, s?mun e thom. Shtëpia do të ishte bo e jo vetëm mu po komplet si fshat. Po të ishin nda lekët ishte bo shpia. Gjithsekush do e kishte ......shtëpinë e vet.

Belind Këlliçi: Ke të drejtë!

Ali Uka: Kohë e gjatë, nëntë muaj!

Recommended