Rreshqitje dherash ne autostraden Levan-Tepelene

  • 5 years ago
Kjo është një pjesë e autostradës Levan-Tepelenë. Shkarja e një masivi dheu ka vështirësuar lëvizjen e mjeteve në autostradën Levan-Tepelenë.

Prej dy ditësh në afërsi të Fratarit njëra korsi e autostradës është bllokuar nga dherat duke detyruar automjetet të kalojnë vetëm në njërin krah të rrugës, duke vështirësuar qarkullimin në këtë segment rrugor.

?Derisa inaugurohet rruga, pa parametrat e saj detyrimisht bëhet rrezik?, tha një shofer.?Duhet rruga se na vdiqën mor vëlla?, tha një tjetër.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën në lartësi të kodrave nga ku vërshojnë ujërat që sjellin shkarje dheu. Reshjet e dendura të shiut në Fier dhe Mallakastër kanë shkaktuar probleme kryesisht me rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në tokat bujqësore.

Tv Klan

Recommended