Report TV -Balluku në bypass-in e Vlorës: Kanë përfunduar më shumë se 45% e punimeve
  • 3 years ago
Në bypass-in e Vlorës janë realizuar më shumë se 45% e punimeve dhe vijon puna me ritme të larta në mënyrë që kjo vepër të jetë në një kohë sa më të afërt në dispozicion të qarkullimit të automjeteve. Thuajse përgjatë gjithë këtij segmenti është duke u punuar, ndërkohë që janë hedhur shtresat asfaltike në 9 kilometra të tij.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, inspektuan punimet që po kryhen për këtë vepër.
Recommended