Ora News - East Gate i Balfin së shpejti në Shkup

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Balfin Group do të sjellë brenda vitit 2021 një prej qendrave më moderne tregtare në Ballkan. Ajo do të mundësohet falë një investimi prej rreth 103 milionë eurosh

Këtë të enjte në qendrën tregtare East Gate Mall në Shkup, u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet EAST GATE dhe një grupi bankash për një hua për të financuar ndërtimin e kësaj qendre.

Në fjalën e saj me rastin e eventit Edlira Muka, Drejtoreshë Ekzekutive e Grupit Balfin, tha se kjo marrëveshje është një hap tjetër përpara në realizimin e vizionit të Gupit Balfin për t?i ofruar Shkupit dhe Maqedonisë së Veriut një hapësirë ku qendra tregtare ndërthurjet me qendrën e biznesit dhe mjedisin cilësor të banimit.

Me të tre këta përbërës, SEG do të ofrojë standardet më të larta për blerje, zhvillim biznesi dhe jetesë.

Grupi Balfin është i pranishëm në shumicën e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe në disa shtete të Bashkimit Evropian, dhe ka mbi 6,000 punonjës.

Kryetari i Bordit të NLB Banka AD Shkup Antonio Argir tha se kjo bankë ka treguar që edhe në situatë krize mbështet me sukses klientët e saj për rritjen dhe zhvillimin e biznesit të tyre, dhe në këtë mënyrë edhe ekonominë maqedonase në tërësi.



Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended