Ora News - Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, Ora News e RTV Ora ju uron: Gëzuar!

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews


Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin festuan Kurban Bajramin.

Ashtu si për Fiter Barjam, falja e namazit ishte organizuar pranë xhamive si masë kundër përhapjes së koronavirusit

Ishin udhëzuar të ruanin distancë e të mbanin maska, por thirrja nuk u respektua masivisht.

Në Korçë, sic tregojnë pamjet, falja e namazit u bë në sheshin para xhamisë së ?Iljaz Bej Mirahorit?, por besimtarët nuk i lanë vendet bosh.

Të paktë ishin ata që Zotit iu lutën me maska.

As në Elbasan rregulli i distancimit nuk u zbatua as aty.

Por myftiu i Elbasanit u kujdes që koha e qëndrimit brenda xhamisë të ishte e shkurtër.

Besimtarët me maska ishin të paktë, ndërsa disa mbrojtën idene se ruajtja e distancës do të ishte më e lehtë në sheshe.

Pamje të ngjashme ishin edhe nga Xhamitë e Shkodrës, Durrësit e Vlorës

Protokolli i përcaktuar u neglizhua edhe në Xhamitë e Dibrës, Kukësit e Fushë Krujës, pavarësisht se imamët u sollën në kujtesë rrezikun e koronavirusit që ka prekur edhe këto qytete.

Në Lushnje, një pjesë e mirë kishin maska, ndërsa distanca u neglizhua.

Festa e Kurban Bajramit shënohet me bërjen e një kurbani, ku një pjesë e tij u jepet familjeve në nevojë.

Në thelb të kësaj dite është bamirësia e solidariteti.HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended