Besimtaret myslimane festojne sot Fiter Bajramin
  • 4 years ago
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin pas një muaji agjërim. Dita ka nisur me faljen e namazit të Bajramit, por kësaj here ndryshe nga vitet e tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Besimtarët nuk u falën nëpër sheshet e qyteteve, por ishin të udhëzuar që kësaj here të faleshin nëpër xhami.

Ceremonia kryesore për kryeqytetin u mbajt në Xhaminë e Kokonozëve tek Pazari i Ri dhe siç duket nga pamjet besimtarët mbajnë distancë teksa falen.

Fiter Bajrami konsiderohet një ndër festat me të rëndësishme të besimit islam, ku të gjithë luten për më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzve./tvklan.alz

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended