Besimtaret myslimane festojne Kurban Bajramin | Lajme-News

  • 4 years ago
Me qindra ishin besimtarët myslimanë, që mëngjesin e së premtes iu drejtuan xhamive të kryeqytetit për të falur namazin e Kurban Bajramit. Ndryshe nga çdo vit, masat kundër Covid-19, detyruan mbajtjen e maskave dhe të distancës mes njëri-tjetrit. Ceremonia kryesore e festës islame u mbajt në Xhaminë e Kokonozit në Tiranë, prej nga kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, ndau mesazhet e paqes, sakrificës dhe harmonisë.

I njëjti ritual për faljen e Kurban Bajramit vijoi edhe në rrethet e vendit. Për shkak të pandemisë, falja e Kurban Bajramit nga besimtarët në Durrës është mbajtur në mjediset e jashtme të Xhamisë së Madhe të qytetit, ndërsa brenda u lejua vetëm një numër i reduktuar i tyre.

Po ndërsa në Tiranë dhe Durrës besimtarët u përpoqën të respektonin masat antikovid, në rrethe e tjera ato u shkelën. Të dy xhamitë e Kukësit u tejmbushën nga besimtarët. Qytetarët nuk mbajtën maska, e po ashtu nuk u respektua distancimi fizik.

Edhe në Elbasan qindra besimtarë falën namazin e Kurban Bajramit, duke krijuar kështu grumbullime në xhamitë kryesore të qytetit.
Kurban Bajrami, njihet ndryshe edhe si festa e flijimit dhe paraprihet nga pelegrinazhi i përvitshëm i Haxhit.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended