Besimtarët muslimanë festojne Kurban Bajramin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Besimtarët muslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Kjo është një nga ditët më të rëndësishme për muslimanët në Shqipëri dhe në gjithë botën. Si zakonisht në vitet e fundit falja e namazit të Kurban Bajramit në Tiranë është bërë në sheshin ?Skenderbej?. Mijëra besimtarë mbushën sheshin ndërsa kreu i komunitetit musliman Bujar Spahiu mbajti fjalën e rastit para të pranishmeve duke uruar të giithë muslimanët në këtë ditë të rëndësishme për ta. ?Kurbani mbjell në shoqëri shpirtin vëllazëror, bashkëpunimin, ndihmesën dhe shpirtin e sakrificës, ndihmon në zhvillimin e barazisë në shoqëri dhe ndikon në kalimin e hendekut midis shtresave të ndryshme shoqërore, duke i nxitur ata drejt bashkëpunimit. Therja e kurbanit dhe ndihma për nevojtarët duke i gëzuar ata, i shërben zgjerimit të drejtësisë shoqërore dhe fuqizimit të dashurisë midis njerëzve. Gjithashtu nga ana tjetër kurbani e mëson njeriun e pasur të japë nga pasuria e tij për të fituar kënaqësinë e Zotit?, deklaroi kreu i komitetit musliman Bujar Spahiu. Ceremoni të tilla janë zhvilluar në të giitha qytetet e vendit.
Recommended