Besimtarët muslimane festojnë Fitër Bajramin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Mëngjesi i së premtes bëri bashkë mijëra besimtarë musliman të cilët u mblodhën në sheshet kryesore të qyteteve për të falur namazin e fitër bajrami.



Në Tiranë Besimtaret u falën në bulevardin dëshmorët e kombit.



Kryetari i KMSH skender brucaj uroi mbarë besimtarët për festën e madhe.



Me mijëra besimtarë kanë falur Bajramin në qendër të qytetit të Elbasanit.Myftiu Myftiu i Elbasanit Agim Duka Në fjalën e tij theksoi se kërcënimi më i madh nga terrorizmi dhe ekstremizmi, nuk qëndron vetëm tek vetëm vrasja e njerëzve të pafajshëm dhe përhapja e urrejtjes.



Edhe ne Durrës besimtaret kanë marrë pjesë në faljen e bajramit. Në ceremoninë e zhvilluar ne xhaminë e qytetit imam Ervin Qylafi ka uruar veçanërisht ata qe agjëruan për një muaj ramazanin duke u lutur që zoti tua shpërblejë sakrificën e tyre.

Qindra njerez u mblodhen në xhamitë e Fushë Krujës dhe kryen ritet për Faljen e Namazit.



Edhe në Korçë besimtarët zhvilluan ceremoninë e faljes. Ata janë përshëndetur nga myftiu, i cili apeloi për më shumë dashuri, respekt dhe tolerancë.



Me të njëjtën atmosfere festive Namazi i Fiter Bajramit është falur që në orët e para të mëngjesit edhe në Shkoder.



Myftiu i kukësit Islam Hoxha në mesazhin e tij para besimtarëve uroi banërt e zonës së për festën e madhe.



Festa e Fitër Bajramit shënon edhe përfundimin e muajit të sakrificës, ramazanit.

Recommended