Kosova feston Fiter Bajramin me xhamite mbyllur - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Besimtarët myslimanë në Kosovë e kanë pritur Fiter Bajramin si kurrë më parë, për shkak të masave të marra për parandalimin e Covid 19. Pas agjërimit të muajit të sakrificës, sipas ritualit, të gjithë besimtarët në kushte normale do të kishin falur namazin e Fiter Bajramit në xhami, por autoritetet kanë lënë në fuqi mbylljen e tyre. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në mesazhin e tij tha se për herë të parë është falur namazi i Fiter Bajramit pa praninë e besimtarëve. NAIM TERNAVAMYFTI I KOSOVES?Agjërimi i sivjetmë është më i ndryshëm nga vitet e tjera e më e veçantë është edhe festa e Fiter Bajramit që po e përjetojmë sot për shkak të pandemisë që ka shkaktuat virusi Covid-19, i cili na ka privuar nga shumë aktivitete e organizime fetare. Qe një kohë për shkak të pandemisë, respektivisht për shkak të rrezikut që paraqet ky virus, jemi detyruar që të jemi të izoluar në familjet tona, të pezullojmë faljet e organizuara në xhamitë tona, të heqim dorë nga manifestimet publike, ashtu siç kemi hequr dorë nga manifestimet e falja e namazit të Fiter Bajramit. Të gjitha këto vendime jo të lehta janë marrë në të mirë të komunitetit tonë, në të mirë të shëndetit tonë, sepse këtë e kemi obligim e parim në fenë tonë.?Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, përmes një video mesazhi ku ka uruar besimtarët për këtë ditë të rëndësishme i ka falenderuar ata për mirëkuptimin për ruajtjen e shëndetit të secilit. ALBIN KURTIKRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES?Kësaj radhe mëngjesi i festës është më ndryshe, e pazakonta e pandemisë u kthye në përkushtim të sakrificave të vogla, por që kontributi i tyre është i madh.?Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin vizitat tek familjarët , pasi rreziku nga Covid 19 nuk ka kaluar ende. Ndryshe nga Kosova, besimtarët në Maqedoninë e Veriut kane falur namazin e Fiter Bajramit megjithëse duke respektuar masat e distancimit social. Ceremonitë janë mbajtur në Shkup dhe në të gjitha xhamitë e tjera të vendit të cilat kane qëndruar të hapura në këtë ditë për besimtarët myslimanë.

Recommended