RTV Ora - Besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin
  • 5 years ago
#rtvora
Besimtarët myslimanë, me mesazhe paqeje e harmonie për njëri-tjetrin si dhe lutje për më shumë begati, falën namazin e Kurban Bajramit, në sheshin ?Skëndërbej?.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu, iu drejtua mbarë shqiptarëve me një urim ku tha se Kurban Bajrami është festë e sakrificës, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e ndarjes së Kurbanit, me nevojtarët.

Ndër të tjera Spahiu tha se festa e Kurban Bajramit është e lidhur ngushtë me kushtin e pestë të Islamit, Haxhin. Haxhinjtë nga Shqipëria u janë bashkuar miliona haxhinjëve të ardhur nga vende të ndryshme të botës, të veshur me të bardha, pa dallim kombësie, shtresë shoqërore, të bashkuar vetëm për t?ju lutur Allahut të lartësuar për paqe dhe dashuri mes njerëzve, për të falur mëkatet, për t?u bërë prej njerëzve të sinqertë dhe të devotshëm.

Stafi i RTV Ora i uron të gjithë besimtarëve myslimanë ?Gëzuar festën e Kurban Bajramit?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/besimtaret-myslimane-falin-festen-e-kurban-bajramit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended