Përbërësit: 20 peta të pjekura 1 lt qumësht 5 vezë 100 g gjalpë i tretur Kripë
Në tas rrahim vezët me kripë, shtojmë qumështin dhe gjalpin e tretur. Thërmojmë petët dhe i shtrojmë në tavë, i lagim me qumështin dhe gjalpin derisa të mbarohen të gjitha. E pjekim në furrë të parangrohur më parë me 180 gradë për 30 minuta derisa të marri ngjyrë të artë.