Përbërësit: 700 g presh 500 g mish i grirë 100 g oriz 1 lugë salcë 4 vezë Vaj ulliri Kripë Piper 500 ml ujë
Pastrojmë dhe presim preshtë në copa të vogla, i kaurdisim në tigan me pak vaj ulliri dhe kripë që të ulin volumin, shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë skuqjen, rregullojmë shijen me piper të zi dhe salcë. Shtojmë orizin, ujin dhe e vendosim në tavë baltë, e pjekim në furrë të parangrohur më parë me 180 gradë për 30 minuta, pastaj e nxjerrim hapim me lugë disa gropa të vogla dhe shtojmë vezët, e pjekim edhe disa minuta në varësi të shijes për vezët.