Dosja“339”, Kim: Po dalin lidhjet e krimit të organizuar me korrupsionin, Meta: Fund manipulimeve

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Arrestimi i 22 ish-komisionerëve të zgjedhjeve të vitit 2017 në Durrës ka sjellë reagime të forta politike. Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkoi ti jepet fund manipulimit të zgjedhjeve, ndërkohë që PD kërkoi nga SPAK vendosjen e drejtësisë nga Vangjush Dako dhe njerëzit e afërt të Kryeministrit. Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, tha se ky hetim po tregon lidhjet e krimit të organizuar me korrupsionin.

Arrestimi i 22 ish-komisionerëve të zgjedhjeve të vitit 2017 në Durrës ka sjellë reagime të forta politike në vend.

Pas kryeministrit Edi Rama në lidhje me aksionin e SPAK reagoi edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila theksoi se puna e prokurorisë me dosjen 339 po fillon të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas diplomates amerikane reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet.

Ndërkohë në lidhje me këtë çështje reagoi edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili thekson se është ?koha për t?i dhënë fund njëherë e përgjithmonë manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave! Ndëshkim maksimal për të gjithë manipuluesit dhe falsifikatorët e zgjedhjeve! Ndëshkim maksimal do të ketë për të gjithë punonjësit e shtetit që keqpërdorin detyrën për presione, shantazhe dhe krime zgjedhore!?.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/dosja339-kim-po-dalin-lidhjet-e-krimit-te-organizuar-me-korrupsionin-meta-fund-manipulimeve/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended