67 fëmijë të dhunuar seksualisht në një vit, Meta: Të forcohen politikat ndëshkuese ndaj autorëve

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Rastet e dhunës dhe shfrytëzimit seksual ndaj fëmijëve dhe adolishentëve në Shqiëpri janë rritur ndjeshëm. Për këtë shoqëria civile me mbështetjen e vecant të presidentit Meta prezantuan lëvizjen kombëtare ?Ne jemi 1? për të parandaluar dhe për të trajtuar këto raste.

Në harkun kohor të një viti, 67 fëmijë dhe adoleshentë kanë rënë pre e dhunës dhe shfrytëzimit seksual.

Nën sloganin ?Ne jemi 1?, shoqëria civilie nën kujdesin e veçantë të presidentit Ilir Meta, prezantoi lëvizjen kombëtare kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Në vendin tonë, 1 në 10 fëmijë raportohet se ka përjetuar të paktën një herë një formë të dhunës apo ngacmimit seksual.

Presidenti Ilir Meta, duke vlerësuar nismën u shpreh se lëvizja kombëtare ?ne jemi1? do të shërbejë për ndërshkimin e autorëve dhe ndjekjen e çëshjeve deri në fund. Sipas tij, në vendin tonë duhen politika më të forta ndërshkuese.

?Edhe pse mbrotja e fëmijëve nga dhuna dhe shfytëzimi seksual, duke i bërë ata të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur në ambientin ku jetojmë, është përgjegjësi e të gjithëve ne, fatkeqësisht në disa raste institucionet dhe shoqëria kanë dështuar. Kjo duhet të ndryshojë tani dhe është momenti që ta mbështesim këtë lëvizje jo vetëm sot por edhe në vazhdimësi.?

Kjo situatë shqetësuese në vendin tonë sipas përfaqësueseve të shoqërisë civile, vjen jo vetëm nga sjellja e autorëve të këtyre veprave, por edhe për shkak të paragjykimeve shoqërore , sistemi i dobët i mbrojtjes së fëmijëve, tabutë mbi seksin dhe steriotipet gjinore.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/67-femije-te-dhunuar-seksualisht-ne-nje-vit-meta-te-forcohen-politikat-ndeshkuese-ndaj-autoreve/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended