Report TV -Të dhënat e UNICEF: 1 në 11 fëmijë ngacmohet seksualisht online

  • 5 years ago
Përdorimi i internetit duket se është kthyer në një domosdoshmëri në ditët e sotme. Ajo ç?ka paraqitet shqetësuese është aksesi që kanë fëmijët në internet, dhe fakti që nuk kontrollohen materialet që konsimojnë online. Të dhënat më të fundit të Raportit të UNICEF që bënë publike gjatë konferencës nga Insituti i Medias dhe AMA për edukimin mediatik të fëmijëve tregojnë se 1 në 10 fëmijë ka pasur ngacmim seksual të padëshiruar në internet.

?1 në 10 fëmijë shohin informacione online për vetvrasjen. Kjo është problematikë për sigurinë dhe shfrytëzimin seksual. 1 në 4 fëmijë komunikojnë online me persona që nuk i kanë takuar dhe 16% e tyre i takojnë ata persona që i kanë hasur në internet. Ndërkohë që vetëm 9% e prindërve i dinë këto fakte?, deklaron ekspertja, Sannete Naey.

Ministrja Besa Shahini, e cila ishte e pranishme në këtë konferencë, u shpreh se fenomeni i bullzimit online vazhdon të jetë shqetësues.

?Për fenomeni i Bullizmit online nuk jemi të përgatitur ta adresojmë as si prindër, as si mësues, dhe as si insitucione? tha ministrja Shahini.

Recommended